​Simeone e konfirmon: Saul mund të largohet këtë verë

Trajneri argjentinas ka thënë që do t’ia dhurojë mesfushorit një përqafim të madh, dhe do t’i dëshirojë fat në të ardhmen, nëse ai kompleton një transferim larg Atletico Madridit.

Diego Simeone e ka pranuar që Saul Niguez mund të largohet nga Atletico Madridi këtë verë, pas interesimit serioz nga Barcelona dhe Manchester United, përcjell KosovaPres.

Saul ka kaluar të gjithë karrierën e tij në radhët e Atletico Madridit, dhe tani po raportohet që 26 vjeçari ka vendosur që t’i jap fund aventurës së tij në “Wanda Metropolitano”.

Tani, Simeone e ka konfirmuar që Saul është i pakënaqur me rolin e tij në skuadër, dhe ka thënë që nuk do ta pengojë largimin e tij, vetëm nëse klubi pranon një ofertë të arsyeshme nga skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit spanjoll.

“Nuk mund t’i mohojmë spekulimet të cilat po përfliten tani. Nëse ai do të largohet, do t’i dhurojë një përqafim të madh, t’i uroj më të mirat së bashku me lojtarët që kemi, sepse vazhdojnë të kenë një miqësi tejet të mirë, si gjithmonë. Ose tek Barcelona, ose tek cilido ekip tjetër”, tha Simeone.

Që nga debutimi i tij me fanellën e Atletico Madridit në vitin 2012, Saul ka regjistruar 43 gola dhe 19 asistime në 337 ndeshje për gjigantit e La Ligas. Po ashtu, Saul ka arritur të fitojë gjashtë trofe në kohën e tij në “Wanda Metropolitano”, duke përfshirë një titull të La Ligas, dy të Ligës së Evropës dhe një Kupë të Mbretit.


​Kosova mposhtet nga Hungaria në FIBA European Challengers

Chelsea konsideron rikthimin e Hazard