10 barishte të mrekullueshme për të pastruar veshkat

Njihuni me erëzat dhe barishtet që detoksifikojnë veshkat dhe rregullojnë problemet e urinimit: Të gjendshme në Shqipëri dhe të lira për t’u blerë…
Veshka – organi në formën e fasules e vendosur në anën e pasme të barkut – kryen funksione shumë të rëndësishme në trup.
Ato janë përgjegjëse për heqjen e toksinave dhe mbeturinave nga gjaku.
Përveç kësaj, veshkat lëshojnë tre hormone të rëndësishme – eritropoietin, renin dhe calcitriol.

Këto hormone luajnë një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të mirë.
Veshkat punojnë me organe të tjera 24/7 për të rregulluar presionin e gjakut, për të rritur prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe për të sintetizuar vitaminën D.
Veshkat janë në të vërtetë organe vetë-spastrimi.
Për të mbështetur këtë funksion, duhet të konsumoni lëngje të përshtatshme, të cilat mund të përfshijnë ushqime si fruta dhe perime, si dhe ujë dhe lëngje të tjera.
Përveç heqjes së toksinave, spastrimi i veshkave mund të ndihmojë në mbajtjen e kontrollit të gjakut dhe në përmirësimin e funksionimit të traktit urinar dhe fshikëzës.
Plus, mund të keni nevojë të ndërmerrni hapa shtesë për të pastruar veshkat nëse keni simptoma të tilla, si:
‘Ndjenja e lodhjes ose humor të ndryshueshëm, dhimbje në veshkat pas vakteve, ekzema, puçrra, skuqje të lëkurës, fryrje, fitim i papritur i peshës dhe probleme si gurët në veshka probleme të shpeshta të fshikëzës ose infeksione të traktit urinar (UTIs)’.
Një dietë e shëndetshme, ushtrimet fizike dhe të qenit i hidratuar janë thelbësore për shëndetin e veshkave tuaja.
Për një ndihmë të vogël shtesë, mund të përfshini disa erëza dhe barishte në dietën tuaj që ndihmojnë në pastrimin e veshkave.
Ekspertët e gazetës “Super Shëndeti” na kanë sugjeruar të gjithë ato bimë që gjenden kollaj në Shqipëri dhe kundrejt një çmimi ekonomik.
Bëjini këto barishte ilaçin tuaj të veshkave, në mënyrë natyrale…
1. MAJDANOZ
Majdanozi është një barishte diuretike e fuqishme, natyrale që mund të pastrojë veshkat.
Promovon rritjen e prodhimit të urinës për të ndihmuar largimin e baktereve dhe mikrobeve nga veshkat.
Majdanozi i detyrohet efektit të tij diuretik tek komponimet apiol dhe myristicin.
Një studim i vitit 2002 i botuar në Journal of Ethnopharmacology zbuloi se pacientët që pinin ekstraktin e farave të majdanozit prodhonin më shumë urinë gjatë një periudhe 24-orëshe, se sa ata që pinin ujë.
– Pini disa gota çaj majdanoz për rreth një javë për të pastruar veshkat tuaja.
Për të bërë çaj, shtoni 1 lugë gjelle majdanoz të freskët të grimcuar në një gotë me ujë të valuar.
Mbulojeni dhe lëreni për 5 minuta, pastaj kullojeni atë.
– Ndryshe, ju mund të përgatitni një pije detoksifikimi duke përzier ¼ filxhan me lëng majdanozi, ½ filxhan ujë dhe pak mjaltë dhe lëng limoni.
Pijeni dy herë në ditë për disa javë.
Ju gjithashtu mund të përfshini këtë barishte në sallatën tuaj dhe në pjata të tjera.
Shënim:
Shmangni konsumimin e sasive të mëdha të majdanozit nëse jeni shtatzënë.
2. RRËNJA E LULERADHIQES
Sipas një studimi të vitit 2009 të botuar në Journal of Alternative and Complementary Medicine, luleradhiqja punon si një diuretik në trupin njerëzor dhe rrit prodhimin e urinës.
Për shkak të vetive diuretike, ajo ndihmon në pastrimin e veshkave dhe të mëlçisë.
Për më tepër, luleradhiqja shkarkon ujin e tepërt dhe lehtëson acarimin në sistemin urinar.
– Për të pastruar veshkat, mund të pini 2 gota çaj luleradhiqe, dy herë në ditë për disa javë.
Për të bërë çaj, veproni kështu:
Zieni 2 lugë çaji rrënjë të thata luleradhiqe, në 1 filxhan ujë të hedhur në xhezve, për 5 minuta.
Fikni nxehtësinë, mbulojeni dhe lëreni për rreth 10 minuta.
Kullojeni, shtoni pak mjaltë dhe pini çajin.
3. MARSHMALLOU (RRËNJËT E BIMËS ALTE)
Marshmallou që në shqip e njohim si bima e Alte-së, gjithashtu përmban elementë diuretike që nxisin rredhjen e urinës.
Kjo ndihmon në pastrimin e veshkave dhe largimin e toksinave dhe ndihmon në shëndetin e veshkave.
Për më tepër, marshmallou mund të mbrojë veshkat, traktin urinar dhe infeksionet e fshikëzës.
– Shtoni 1 lugë gjelle të rrënjëve të thata të marshmallou dhe lëreni në një gotë me ujë të nxehtë.
Mbulojeni dhe lëreni për 8 deri 10 minuta, pastaj kullojeni atë.
Pini 2 gota të këtij çaji bimor çdo ditë për një javë për të pastruar veshkat tuaja.
Shënim:
Shmangni bimën e alte-së nëse jeni shtatzënë, ushqeni femi me gji ose keni diabet.
4. XHENXHEFIL
Xhenxhefili është një tjetër barishte efektive për pastrimin e veshkave.
Ajo mund të ndihmojë në nxjerrjen e toksinave dhe materialeve të dëmshme nga veshkat, si dhe të përmirësojë tretjen.
Kjo barishte është gjithashtu e dobishme për pastrimin e mëlçisë tuaj.
– Një nga mënyrat më të mira për të shijuar përfitimet e pastrimit të xhenxhefilit është të pini çajin e tij.
Për të bërë çaj, zieni 2 lugë çaji me xhenxhefil të freskët të grirë, në 2 gota ujë, për 10 minuta.
Kullojeni, shtoni mjaltë dhe lëng limoni sipas shijes, dhe pijeni 2 ose 3 herë në ditë.
Gjithashtu, çdo ditë përdorni xhenxhefil të papërpunuar, ose të thatë, në ushqimin tuaj, për të pasur veshka të shëndetshme.
5. SHAFRAN I INDISË
Shafrani i Indisë është një tjetër barishte e mirënjohur që ka vetitë e pastrimit te veshkat.
Pastron veshkat, detoksifikon mëlçinë dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut.
Për më tepër, ai përmban vetitë anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e inflamacionit të veshkave dhe infeksioneve.
– Përzieni 1 lugë çaji me lëng shafrani të papërpunuar, lëngun e një limoni, pak spec të kuq dhe një lugë të vogël me mjaltë, në një gotë me ujë të ngrohtë.
Pijeni një herë në ditë për disa javë.
– Një tjetër opsion është që të shtoni ½ lugë çaji nga secili: pluhur shafran i Indisë dhe pluhur xhenxhefili të thatë, në 2 gota me ujë të valuar.
Lëreni të ziejnë për 10 minuta, pastaj kullojeni.
Shtoni lëng limoni dhe 1 lugë gjelle shurup panje.
Pijeni një herë në ditë, për disa javë.
– Ju gjithashtu mund të hani pak shafran të papërpunuar, ose shtojeni atë në ushqimet tuaja.
6. SELINO
Selinoja ka veti diuretike natyrore.
Ndihmon në largimin e toksinave dhe materialeve të dëmshme nga trupi, duke rritur urinimin.
Përveç kësaj, selino përmban lëndë ushqyese esenciale që stimulojnë veshkat tuaja.
Në fakt, konsumimi i rregullt i selinos mund të parandalojë gurët në veshka dhe infeksionet.
– Pini 1 gotë lëng selino çdo ditë për disa javë.
– Përndryshe, bëni një gotë me lëng përzierjen e dy kërcejve të selinos, ½ filxhan majdanoz të freskët, 1 karotë dhe 1 kastravec në një shtrydhëse frutash.
Pijeni këtë një herë në ditë, për disa javë.
7. HITHRA
Hithrat gjithashtu mund të ndihmojnë në pastrimin e veshkave.
Për shkak të vetive të saj diuretike, ajo rrit prodhimin e urinës, ndihmon në largimin e mbetjeve metabolike dhe nxit sekretimin e veshkave.
Në të njëjtën kohë, kjo barishte nuk lejon formimin e kristaleve dhe mban bakteret larg duke zvogëluar rrezikun e infeksioneve të veshkave.
– Fusni 2 luge çaji hithër të freskët ose të thatë, në një gotë me ujë të nxehtë.
Lëreni që të ziejë për rreth 10 minuta.
Kullojeni dhe shtoni pak mjaltë.
Pijeni këtë çaj bimor dy herë në ditë, për disa javë.
Shënim:
Meqë kjo barishte mund të ndërhyjë në hollimin e gjakut, presionin e lartë, medikamente diuretike dhe medikamentet diabetike, konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të futeni në dietën tuaj.
8. BISHTI I KALIT
Bishti i kalit është një barishte e zakonshme me veti të larta diuretike dhe në Shqipëri e gjejmë gjithkund, sidomos pranë moçalishteve.
Kjo bimë rrit prodhimin e urinës duke larguar toksinat dhe materialet e dëmshme jashtë trupit.
Përveç kësaj, vetitë e tij antioksidante ofrojnë shumë përfitime për veshkat dhe sistemin e veshkave.
– Për të bërë çaj me këtë bimë, shtoni 1 deri në 3 lugë me barishte të freskëta ose të thara, në një gotë me ujë të valuar.
Mbulojeni, lëreni për 5 deri në 10 minuta dhe kullojeni para se të pini çajin.
Ju mund të pini 2 deri në 3 gota çaj çdo ditë, për një javë rresht, për të pastruar veshkat tuaja.
– Ju gjithashtu mund të merrni suplemente të gatshme të bishtit të kalit për të nxitur rrjedhjen e urinës.
Konsultohuni me mjekun tuaj para se të merrni shtojca.
9. UVA URSI, BIMA E GËRDECIT
Arctostaphylos uva-ursi L.Sprengel, i njohur edhe si gërdeci, rrusherusha, marashtë, voes e egër, rrush harushe etj (varet nga dialekti), është një barishte që ka vetitë diuretike natyrore.
Ajo ndihmon në pastrimin e veshkave dhe luftimin e infeksioneve të veshkave.
Përbërësi kryesor i gërdecit është një glikozid phenolic i quajtur arbutin, që e bën këtë bimë një diuretik natyror.
Vetitë e saj rrudhëse inkurajojnë toksinat dhe bakteret e dëmshme të largohen nga veshkat.
Kjo barishte gjithashtu ndihmon në ruajtjen e balancës së pH të urinës, pasi është shumë acid.
– Ju mund ta merrni këtë barishte si çaj ose në formë suplementi për të pastruar veshkat tuaja.
Konsultohuni me një mjek për dozimin dhe procedurën e duhur për të marrë këtë barishte.
10. Mustaqet e misrit, diuretiku nga fushat shqiptare
Fijet apo “mustaqet” e misrit janë diuretikë natyrorë dhe stimulojnë prodhimin e urinës për heqjen e mbeturinave dhe ujit nga veshkat.
Ju mund ta përdorni atë për të trajtuar infeksionet e fshikëzës, gurët në veshka dhe infeksionet urinare.
– Vendosni 2 lugë çaji të fijeve të thara në një filxhan.
Derdhni ujë të valuar mbi të, mbulojeni dhe lërini për 10 deri në 15 minuta, pastaj kullojeni atë.
– Pijeni këtë çaj 2 ose 3 herë në ditë.
– Sigurohuni që të pini shumë lëngje të tjera kur përdorni çajin e fijeve të misrit për të pastruar veshkat tuaja.
KËSHILLA SHTESË
Shmangni pirjen e duhanit, produktet e duhanit dhe konsumimin e tepruar të alkoolit dhe kafeinës.
Përpiquni të mbani presionin normal të gjakut dhe nivelin e sheqerit në gjak.
Mbani nivelin tuaj të kolesterolit në kontroll.
Pini shumë ujë gjatë gjithë ditës për të parandaluar dehidrimin.
Nëse jeni mbipeshë, përpiquni të humbni peshë dhe të mbani një peshë të shëndetshme të trupit.
Shmangni ushqimet e skuqura dhe me shumë kripë.
Ndiqni një dietë të pasur me fruta, perime jeshile dhe drithëra. Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .