10 Mënyrat që Nuk i Dinim Për të Hequr Gurëzat e Dhëmbëve

Tartari i dhëmbëve ose ndryshe gurëzat është forma më e keqe e pllakëzës dhe ndodh kur harroni rregullin e artë të 3-it: furçim, pastrim me fill dentar dhe shpërlarje.

Kur ju nuk hiqni gurëzat nga dhëmbët tuaj, ai bëhet i ashpër dhe mund të çojë në sëmundje të mishrave të dhëmbëve. Për të mos përmendur se është goxha i pakëndshëm të shihet kur hapni gojën.

Ja 10 mënyrat që do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe tartarin dhe t’i bëni dhëmbët të shkëlqejnë si diamantë:

Sodë buke dhe kripë

Filloni me këtë metodë të thjeshtë por efektive të heqjes së tartarit. Soda e bukës është një agjent i fuqishëm që ka një efekt antibakterial dhe ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve.

Përzieni 1 lugë sodë buke me pak kripë dhe vendosni pak nga kjo përzierje në furçën tuaj të dhëmbëve. Në mënyrë alternative mund ta shtoni atë në pastë e zakonshme të dhëmbëve.

Mos i lani dhëmbët me sodë buke më shumë se një herë në javë, pasi kjo mund të çojë në dëmtime të smaltit.

Lëkura portokalli

Keni menduar ndonjëherë se çfarë të bëni me lëvoren e portokallit? Tani e dini. Agrumet janë përgjithësisht të mira për të hequr njollat e pllakëzave sepse ato përmbajnë acide.

Ju mund ta fërkoni drejtpërdrejtë lëvoren mbi dhëmbët tuaj për 2-3 minuta ose të bëni një paste dhe ta aplikoni në dhëmbët tuaj.

Cilëndo që të zgjidhni, shpëlajeni gojën me ujë të vakët menjëherë pas saj. Përsëriteni disa herë në javë.

Lëng limoni

Bashkojeni portokallin me lëng limoni për rezultate më të mira. Acidet e limonit jo vetëm që shpërbëjnë pllakëzat, por edhe i zbardhin paksa dhëmbët.

Zhytni furçën e dhëmbëve në lëng limoni të freskët dhe butësisht fërkojeni atë mbi dhëmbët. Lëreni atë për një minutë, para se ta shpëlani.

Mos harroni se lëngu i limonit është një agjent shumë i fortë dhe mund të shkaktojë erozion të dhëmbëve, prandaj përdorni atë me kujdes.

Farat e susamit

Farat e susamit janë të shkëlqyera në shumë mënyra: si kur përdoren për sallatëra ose për heqjen e tartarit. Ato veprojnë si një skrub natyral dhe pastrojnë dhëmbët në të njëjtën kohë.

Futni një lugë gjelle fara susami në gojë dhe përtypini mirë. Duhet të përpiqeni të krijoni një lloj paste dhe jo ta gëlltisni atë menjëherë. Pastaj lani dhëmbët me këtë pastë dhe një furçë dhëmbësh të thatë.

Bëjeni këtë dy herë në javë.

Peroksid hidrogjeni dhe gargarë

Peroksidi i hidrogjenit ka veti antimikrobike dhe të njëjtën gjë bën edhe solucioni për gargarë. Përzieni 1 lugë solucion gargarë me 3 lugë 3% peroksid hidrogjeni.

Bëni gargarë me këtë përzierje për disa minuta dhe përfundojeni procedurën me ujë të pastër.

Vaji i kokosit

Një tjetër zgjidhje që mund ta gjeni në kuzhinë është vaji i kokosit. Gargara me vaj është një procedurë popullore në ditët e sotme.

Vaji thith papastërtitë në gojë dhe gjithashtu ka një efekt antibakterial kundër mikroorganizmave që jetojnë aty.

Bëni gargarë me 1-2 lugë vaj në gojë për 10-15 minuta (ka shije shumë të mirë), pastaj nxirreni atë jashtë dhe shpërlajeni mirë me ujë të ngrohtë.

Luleshtrydhe dhe domate

Të dyja, si domatja ashtu edhe luleshtrydhja janë të pasura me Vitaminë С dhe ju mund t’i përdorni nëse agrumet nuk ju pëlqejnë.

Pritini, bëjini pure dhe aplikojeni masën në dhëmbë. Lëreni për 5 minuta, pastaj shpërlajeni gojën.

Aloe vera dhe glicerinë

Përzieni 1 lugë xhel aloe vera, 4 lugë glicerinë bimore, 10 pika vaj esencial limoni dhe 4 lugë sodë buke në një filxhan me ujë, duke krijuar kështu një pastë të butë.

Fërkojini dhëmbët me këtë paste një herë në ditë derisa ju të shihni se gurëzat janë duke u bërë më pak të dukshëm. Pastaj përsërisni një herë çdo 3-4 ditë.

Aloe vera i ndihmon dhëmbët dhe mishrat që të shërohen dhe vaji esencial i limonit lufton bakteret.

Karafili

Kjo erëz është përdorur prej kohësh si një ilaç për dhimbjet e dhëmbëve. Ajo gjithashtu lufton mikrobet në gojën tuaj. Bluajini karafilët (ose gjejeni pluhur të gatshëm), shtoni pak vaj ulliri dhe aplikojeni përzierjen në zonat me njolla.

Një ide tjetër është që të përtypni rregullisht karafilët për të larguar erën e keqe të gojës dhe për të vrarë bakteret. Provojeni në vend të çamçakëzit.

Sanguinaria (rrënja e gjakut)

Një nga përbërësit më të pazakontë quhet sanguinaria, ose më shpesh i njohur si rrënja e gjakut. Ekstrakti i saj shpesh përfshihet në pasta dhëmbësh. Është një agjent i sigurt, antibakterial i efektshëm për reduktimin e tartarit.

3-4 pika të ekstraktit të sanguinaria-s mund të shtohen në një gotë me ujë të ngrohtë për të bërë gargarë. Mund të bëhet çdo ditë ose edhe dy herë në ditë.

Të gjitha këto këshilla mund të funksionojnë nëse gjendja e gurëzave, tartarit në dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve nuk është ende kritik. Nëse keni dhëmbë të ndjeshëm që reagojnë fuqishëm ndaj acideve, ju lutemi të konsultohuni me dentistin tuaj.

Ka mënyra të tjera profesionale për të hequr pllakëzat dhe gurëzat nga dhëmbët që vetëm ata mund t’i kryejnë. Fale punes tone te palodhur per t’iu informuar, na e shperbleni dhe ju qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur ( Foton apo Videon qe ndodhet me poshte ) . Faleminderit per mirkuptimin .