10 prova që tregojnë se është më mirë të kesh një qen se një të fejuar

Të kesh një qen, do ndryshojë për mirë jetën tënde dhe ky është një fakt.

Por, për më tepër, mund të jetë më mirë se një i fejuar, të paktën përsa i përket konsumimit të ushqimit dhe dëgjimit me vëmendje për shembull.

Ke dyshime për çfarë po lexon? Më poshtë kemi listuar 10 elementë që vërtetojnë këtë teori:

1. Nuk hanë ushqimin që ti ke lënë për më vonë apo për nesër (përveç rasteve kur ti ua lejon). Burrat hanë të gjithë ushqimin e mbetur në frigorifer, përfshirë edhe atë në të cilin ti ke vënë emrin. Ndërkohë, qeni yt do ishte shumë mirënjohës për një copëz të vogël buke që ti nuk do ta hash më.

2. Kryejnë nevojat personale jashtë shtëpisë.

Asnjë shpjegim.

3. Nuk mendojnë për tjetër gjë kur flenë bashkë me ty.

Partnerët e mundshëm mendojnë gjithnjë se është një ftesë për të kryer marrëdhënie intime kur bëhet fjalë për të fjetur me ty, por ndonjëherë do doje vetëm të flije dhe kaq. Një qen mund vetëm të lëpijë fytyrën e tij në mënyrë aggressive dhe kjo është e gjitha.

4. Nuk dehen me shokët

Një qen nuk do të të thotë kurrë se do vijë në orën 23, kur në fakt do vijë në  5 të mëngjesit dhe do duket sikur ka vite që nuk bën dush. As nuk do e kalojë të nesërmen në shtrat duke u ankuar për dhimbjen e kokës.

5. Nuk luajnë videolojra apo të shohin sport në tv. Një qen nuk do i shkatërrojë kurrë planet e tua të darkës vetëm për të luajtur dhe as nuk do e kalojë të gjithë ditën e dielë duke parë sport.

7. Qentë (të paktën ashtu duket) hiqen sikur të dëgjojnë. Nuk kuptojnë përse shefi yt është një monstër, por është ok.

8. Nuk të detyrojnë të hash picë

Sa herë mendon të hash një sallatë të shëndetshme në darkë, vjen i dashuri yt dhe porosity picë. E kush mund t’i thotë ‘jo’ një pice kur është para syve? Askush, sigurisht!

9. Nuk të dërgojnë sms sa për të ‘kaluar radhën’

Një qen kurrë nuk do të të kthenjte një ‘ok’ si përgjigje, pas i ke dërguar një sms që kërkon mendimin e tij të detajuar për çështje serioze.

10. Bëjnë banjo kur do ti

Për qentë është mirë të bëjnë banjë edhe një herë në muaj, por nëse kanë erë të keqe, mund t’u thuash, pa lënduar ndjenjat e tyre dhe ta zgjidhësh këtë problem.

/Ora News.tv/