2 vitaminat E DOMOSDOSHME që duhet t’i merrni për të mos ndjerë lodhje

Lodhja shpeshherë ndërlidhet vetëm me qëndrimet deri vonë në mbrëmje dhe me mungesë të gjumit.

Loading poll ...

Por, në shumë raste mund të jetë sim.ptomë e anemisë, e cila ndodh kur njerëzit kanë mungesë të vitaminave dhe mineraleve të caktuara.

Anemia është sëm.undje ku personi ka shumë pak qeliza të kuqe të gja.kut ose sasi shumë të ulët të hemoglobinës në çdo qelizë të kuqe të gja.kut.

Anemia mund të ndërlidhet me shumë shkaktarë, duke përfshirë edhe mungesën e vitaminës B12 dhe hekurit.

Vitamina B12 përfshihet në krijimin e qelizave të kuqe të gja.kut dhe e mban sistemin nervor të shëndetshëm, si dhe liron energji nga ushqimi.

Mungesa e kësaj vitamine mund ta shkaktojë trupin të prodhojë qeliza të kuqe të gja.kut me madhësi anormale të cilat nuk mund të funksionojnë siç duhet. Gjithashtu, mungesa e kësaj vitamine sjell me veti shumë sim.ptoma, ku njëra prej kryesoreve është lodhja e tepërt dhe mungesa e energjisë.

Shikimi i turbullt, dep.resioni dhe dobësimi i aftësive mendore janë gjithashtu sim.ptoma të mungesës së kësaj vitamine.

Këtë vitaminë mund ta merrni përmes mishit, salmonit, qumështit, djathit, vezëve, por edhe në formët ë suplementit. Sipas ekspertëve shëndetësorë, të rriturve u nevojiten rreth 1.5 mikrogramë vitaminë B12 në ditë.

Në anën tjetër, hekuri gjithashtu luan rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gja.kut.

Përveç që shkakton lodhje dhe mungesë të energjisë, mungesa e hekurit shkakton edhe probleme me frymëmarrje, rrahje të çrregullta të zemrës dhe lëkurë të zverdhur.

Ekspertët shëndetësorë këshillojnë që meshkujt mbi moshën 18 vjet dhe femrat mbi moshën 50 vjet të marrin 8.7 miligramë hekur në ditë.

Ndërkaq femrave të moshës 19 deri 50 vjet u nevojiten 14.8 miligramë hekur në ditë sepse humbja e gja.kut nga mens.truacionet mund të shpijë në mungesë të hekurit në trup.

Përndryshe, hekuri mund të gjendet në mish, produkte arrore, fruta të tharë, por edhe në formë suplementi dhe ju lutemi mos harroni te na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .