27 vjeçarja nga Kosova rrëmben kurorën e “Miss New York 2019”

 

Mbrëmë në SHBA u mbajt gara e bukurisë “Miss New York”.

Bukuroshja shqiptare, Florinda Kajtazi, ka arritur ta zë vendin e parë në këtë garë, shkruan lajmi.net.

27-vjeçarja me të marrë këtë kurorë ka fituar të drejtën ta pëfaqësojë Nju Jorkun në “Miss USA”.

Rep-artistja Melinda Ademi ka ndarë në rrjete sociale disa imazhe të Florindës, të cilën e ka uruar për këtë kurorë. /Lajmi.net/