4 arsye përse duhet t’i lagni bajamet përpara se t’i hani

Frutat e thata janë një prej atyre mëkateve të ëmbla që nëse do të na jepej mundësia do t’i hanim pothuaj gjatë gjithë kohës pa u penduar fare. Në mesin e tyre nuk mund të veçojmë bajamet. Të pasura me acide yndyrore Omega-3, vitamina dhe minerale, antioksidantë që frenojnë veprimin e radikalëve të lira në organizëm, zink, vitaminë E, kalcium dhe magnez, bajamet janë padiskutim aleatet më të mira për të patur shëndet të plotë. Por mendoni se mënyra që i hani është e duhura ?

Studimet e ndryshme kanë treguar se mënyra më e mirë për të marrë 100% vlerat e tyre ushqyese është duke i futur paraprakisht për 8 orë në një enë me ujë të ftohtë. Sipas nutricionistëve njomja e bajameve apo frutave të tjera si arra, lajthi për një periudhë të gjatë kohore aktivizon të gjitha vlerat ushqyese , të cilat në gjendje normale janë të bllokuara.
1.Ju ndihmonë të bini nga pesha: Bajamet kanë në përmbajtjen e tyre acide yndyore Omega-3 dhe yndyra të ngopura që ju ndihmojnë të bini nga pesha. Ngrënia e 5 bajameve në ditë shmang kapsllëkun (konstipacionin), lufton sindromën metabolike, ju ndihmon të tresni më mirë ushqimet dhe ju jep ndjesinë e ngopjes për të paktën 2-3 orë. Është provuar shkencërisht se kur bajamet qëndrojnë në ujë për 8 orë, ato lëshojnë një enzimë të quajtur lipasi që lehtëson shkrirjen e dhjamit.
2.Mbrojnë shëndetin e zemrës: Studimet e ndryshme kanë provuar se konsumi i 5-10 bajameve të lagura në ditë ndihmon shëndetin e zemrës dhe parandalon oksidimin e arterieve dhe shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Duke qenë se bajamet janë të pasura me antioksidantë dhe minerale të shumta lehtësojnë qarkullimin e gjakut, mbrojnë venat dhe arteriet dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq LDL.
3. Ushqejnë trupin me vitamina: Mënyra më e mirë për të ushqyer trupin dhe trurin me vitaminë E është duke ngrënë bajame të lagura. Ndoshta nuk e dini, por kjo vitaminë gjendet në sasi më të lartë në momentin që hiqet cipa e kafenjtë që mbështjell bajamet.
4.Përmirësojnë kujtesën dhe aftësitë njohëse të fëmijëve: Bajamte janë të pasura me acid folik dhe acidet yndyrore esenciale, të cilat përmirësojnë inteligjencën e fëmijëve, rrisin aftësitë e tyre njohëse si dhe ndihmojnë zhvillimin e duhur të eshtrave dhe muskujve. Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .