4 arsyet përse keni probleme me kapsllëkun gjatë dimrit, duhet urgjent ta lexoni këtë

Sipas studimeve afro 16% e njerëzve mbi 20 vjeç kanë simptoma të kapsllëkut, dhe gratë janë më të rrezikuara se burrat.
Por e dini cilat janë disa nga arsyet përse keni probleme me jashtëqitjen, më shpesh gjatë dimrit krahasuar me stinët e tjera?
1. Jeni me pushime:
Kur shkon në një udhëtim, gjëja e fundit që do të mendosh është nëse ndryshimet në dietë do të ndërhyjnë në sistemin digjestiv.

Por, ndodh.
Kur shkon në një vend tjetër dhe konsumon gjëra me të cilat nuk je mësuar, do të kesh ndryshime në zakonet e jashtëqitjes.
2. Tiroidja është jashtë kontrollit:
Hipotiroidizmi, një gjendje shëndetësore ku gjëndra e tiroides nuk është aktive mjaftueshëm, është një ndër shkaqet e kapsllëkut gjatë dimrit.
E funksionimi i duhur i tiroides ndihmon në prodhimin e hormoneve që janë të lidhura me procese të ndryshme në trup, përfshirë edhe sistemin digjestiv.
Nëse nivelet e këtyre hormoneve janë të ulëta, atëherë zorrët mund të dobësohen dhe ngadalësohet procesi i tretjes, duke shkaktuar kështu kapsllëk.
3. S’po pini mjaftueshëm ujë:
Hidratimi i mirë është shumë i rëndësishëm për lehtësimin e kapsllëkut.
Uji në këtë rast është shumë i domosdoshëm, dhe nuk përfshihet kafeja apo pijet e tjera të gazuara.
Edhe pse mund të përmirësojnë jashtëqitjen, ato janë dehidratuese.
4. Keni ndaluar së stërvituri:
Ka shumë njerëz që për një kohë të gjatë stërviten rregullisht, dhe kur ndalojnë së stërvituri zhvillojnë kapsllëk.
Ndryshimet mund të ndikojnë në sisteme të ndryshme në trup, përfshirë edhe sistemin tretës. Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .