4 llojet e dhimbjes së kokës që paralajmërojnë praninë e një sëmundjeje

Dhimbjet e kokës janë të ndryshme dhe metodat e lehtësimit nuk veprojnë njësoj për të gjitha. Pas një dhimbjeje në dukje të thjeshtë mund të fshihen shumë arsye por sipas mjekëve, 4 shenja nuk duhet t’i neglizhoni kurrë. 

Loading poll ...

Dhimbja e kokës mund të shoqërohet me dehidratim, lodhje e simptoma të tjera dhe njerëzit mund të mendojnë se thjesht e kanë nga lodhja, por këto të fundit mund të paralajmërojnë dhe praninë e një sëmundjeje. 

Ekzistojnë katër lloje kryesore të dhimbjes së kokës dhe secila prej tyre mund të thotë diçka për shëndetin , por e rëndësishme është të dalloni dhimbjet nga njëra- tjetrën. Duke ditur se çfarë lloj dhimbje koke jeni duke përjetuar mund ta trajtoni atë në mënyrë korrekte. 

1. Dhimbje koke shkaktuar nga tensioni i kokës

Një dhimbje koke tensioni është lloji më i zakonshëm i dhimbjes së kokes. Ajo ndjehet si një dhimbje e vazhdueshme ose presion rreth kokës, sidomos pas kokës dhe qafës. Ekspertët besojnë se kjo lloj dhimbje koke mund të shkaktohet nga tkurrja e qafës dhe muskujt, e cila mund të jetë një përgjigje ndaj stresit.

2. Migrenë

Migrena prek rreth 38 milion burra, gra dhe fëmijë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Migrena është më shumë se vetëm një dhimbje koke. Është një shumatore e shumë efekteve negative të simptomeve neurologjike që shoqerohen me të vjella, marramendje, ndjeshmëri ekstreme ndaj dritave dhe erës.

3. Dhimbja tek zona e syve

Kjo dhimbje zakonisht prek zonën e syve dhe prek më shumë meshkujt sesa femrat. Shkaku është i panjohur, por kjo lloj dhimbje koke ndodh kur një rrugë nervore me bazë në tru është aktivizuar.

4. sinuseve 

Dhimbja e kokës e ilustruar si në figurën e katërt në foton e mësipërme shaktohet nga sinuset e bllokuara apo të infektuara. Kjo dhimbje shoqërohet me ethe, dhe presioni rreth syve, ballit dhe mollëzave. Krahas punes tone te palodhur per t’iu informuar, na e shperbleni dhe ju qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur ( Foton apo Videon qe ndodhet me poshte ) . Faleminderit per mirkuptimin .