40 milionë euro për një apartament në Paris. Kush është “blerësi misterioz”?

Apartamenti më i shtrenjtë në tregun e pasurive të paluajtshme në Paris është blerë për 39 milionë euro nga një njeri që supozohet të jetë një industrialist i paidentifikuar i pasur, i cili pret të largohet nga Britania, shkaku i Brexit.

Sipas mediave të huaja, një pronë 1.000 metra katrorë me 16 dhoma është shitur për rreth tetë milionë euro më shumë se sa më e shtrenjta deri më tani në Paris.

Apartamenti i ëndrrave thuhet se shtrihet në tre kate në një ndërtesë të shekullit të 18-të në zemër të kryeqytetit francez.

Apartamenti gjithashtu ka një kopsht prej 300 metra katrorë.

Por çfarë bie në sy është fakti se emri i blerësit është sekret, por mediat lokale thonë se është një industrialist evropian që dëshiron të vendoset në Paris, përpara divorcit britanik me Bashkimin Evropian.

Herën e fundit kur çmimi për një apartament ishte mbi 30 milionë euro u arrit në vitin 2007 kur vajza e ish presidentit Uzbek njoftoi se bleu një apartament prej 688 metra katrorë, për 31 milionë euro. /Kosovarja/