5 shenjat që paralajmërojnë se gjëndra tiroide nuk po prodhon mjaftueshëm jod dhe vuani nga hipotiroidizmi

Gjëndra tiroide është gjëndra kryesore e sistemit endokrin. Ajo është e vendosur në pjesën e përparme të qafës dhe është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve të tiroides, të cilat kanë funksion të jashtëzakonshëm në organizmit e njeriut pasi janë përgjegjëse për zhvillimin mendor dhe fizik si gjatë fazës embrionale, ashtu edhe në etapa të tjera të jetës.

Loading poll ...

Keqfunksionimi i saj, njohur ndryshe me emrin hipotiroidizmi mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin. Hipotiroidizmi nënkupton se gjëndra juaj tiroide nuk prodhon sasi të mjaftueshme të jodit. Kjo sëmundje është 10 herë më e shpeshtë tek femrat se tek meshkujt dhe zakonisht shfaqet mbi moshën 40 vjeç. Por si ta dalloni që vuani prej hipotiroidizmit:

1.Shtim i papritur në peshë: Shtimi i papritur në peshë ndërkohë që ndiqni një regjim të shëndetshëm ushqimor dhe merreni me aktivitet fizik është i lidhur drejtpërdrejt me hipotiroidizmin. Sasia e ulët e hormoneve të gjëndrës tiroide në organizëm frenon funksionet metabolike dhe ngadalëson djegien e yndyrave.

2.Lodhje e vazhdueshme: Një tjetër simptomë e hipotiroidizmit është ndjesia e lodhjes fizike dhe mendore të vazhdueshme.

3.Ndryshime humori: Ndryshimet emocionale të gjendjes së humorit, të shoqëruara me ankth dhe stres krijohen si pasojë e rënies së hormoneve të gjëndrës tiroide.

4.Probleme me kujtesën: Ndryshimet hormonale, të krijuara si pasojë e keqfunksionimit të gjëndrës tiroide, prekin gjithashtu sistemin nervor. Neuronet kërkojnë më shumë kohë për të ndërvepruar me sinjalet e lëshuara nga truri, si rrjedhojë keni humbje të përkora të kujtesës.

5.Probleme me kapsllëkun: Konstipacioni, njohur në gjuhën e përditshme si kapsllëku, është një ndër problemet më të shpeshta të sistemit tretës, por jo vetëm. Sipas mjekëve, nëse vuani vazhdimisht nga kjo gjendje duhet të bëni një vizitë tek mjeku endokrinolog pasi mund të keni probleme me gjëndrën tiroide dhe ju lutemi mos harroni te na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .