7 mrekullitë e reja të botës

Iguazu në Amerikën e Jugut
Në ujëvarat e Iguazut në Amerikën e Jugut, uji derdhet në një gjatësi prej gati tre kilometrash. Dy parqe kombëtare kanë si qëllim të mbrojnë ujëvarat e Iguazut.
Jeju në Korenë e Jugut
Në jug të Koresë shtrihet ishulli vullkanor subtropikal Jeju. Në vullkanin e shuar prej shumë vitesh është formuar një liqen kraterial, që është qendra e një parku kombëtar.
Amazona në Amerikën e Jugut
Në Amerikën e Jugut gjendet lumi më i pasur me ujë në botë. Amazona ka vëllim uji më të madh se shtatë lumenjtë e tjerë fqinj së bashku. Edhe ai është zgjedhur si një nga shtatë mrekullitë e reja natyrore.
Gjiri i Halongut në Vietnam
Në gjirin e Halongut ngrihen nga deti rreth 2000 shpate gëlqerore, në pjesën më të madhe të pabanuar. Gjiri është që prej vitit 1994 pjesë e trashëgimisë natyrore botërore të UNESCO-s.
Ishulli Komodo në Indonezi
Ishulli indonezian Komodo është i njohur para së gjithash për reptilin Komodo. Bëhet fjalë për një lloj reptili i cili mund të bëhet deri në tre metra i gjatë dhe 70 kilogram i rëndë.
Lumi nëntokësor i Puerto Princessa
Në Filipine gjendet lumi më i gjatë nëntokësor i botës, me gjatësi 7 kilometra. Mbi lumë vizitorët arrijnë në një kupolë shkëmbore gjigante.
Mali i sheshtë në Afrikën e Jugut
Mbi qytetin e Kepit ngrihet mali i sheshtë më i famshëm në botë, i cili për shumë njerëz është njëkohësisht edhe emblema e Afrikës së Jugut.
/Ora News.tv/