9 gjërat që dhimbja e kokës po përpiqet t’ju thotë çdo mëngjes

Dhimbjen e kokës mund ta shkaktojnë shumë faktorë. Ndërsa jo të gjithë prej tyre mund të jenë nën kontrollin tuaj, disa prej tyre janë. Ja 9 shkaqet e habitshme të dhimbjes së kokës në mëngjes dhe çfarë ju duhet të bëni për ta larguar.
Ju nuk keni fjetur sa duhet
Trupi juaj ka nevojë për 7 deri në 8 orë për të funksionuar normalisht. Nëse nuk flini sa duhet atëherë hormonet fillojnë ‘luftën’ duke sjellë rritje të tensionit të gja.kut dhe stresit, sipas Salvatore Napoli, M.D., i Qendrës Neë England të Neurologjisë. Dhe të gjitha këto gjëra mund të kontribuojnë për një dhimbje koke.

Ju keni fjetur shumë gjumë
Nëse flini më shumë se 9 orë natën, ndodh ajo që njihet si një rënie e nivelit të hormonit të serotoninës në tru, sipas dr. Napolit. Dhe nivelet e ulëta të serotonës mund të zvogëlojnë qarkullimin e gja.kut në tru dhe të shkaktojë një dhimbje koke.
Nivelet e ulëta të endorfinës
Prodhimi i hormonit të endorfinës në trup është në nivelin më të ulët të saj herët në mëngjes. Dhe për disa njerëz, kjo mund të shkaktojë migrenë. Nivelet e ulëta të endorfinës mund të ndikojnë në nivelet e neurotransmetuesve të tjerë, si serotona, e cila shkakton ngushtim të enëve të gja.kut në tru, sipas Mark Khorsandi, O.D., i Qendrës së Dallasit. Lajm i keq është se ekspertët nuk e dinë pse kjo dhimbje koke shkaktohet te disa njerëz dhe jo te të tjerët.
Keni pirë
Mënyra më e mirë për të filluar të ndjeheni mirë pas një nate jashtë dhe jeni zgjuar me një dhimbje koke të tmerrshme është të hidratoheni, sipas Dr. Khorsandi. Ujë ose pije me elektrolite (si Gatorade) të dyja funksionojnë. Vitamina C në tabletë ose pluhur e trazuar në ujë mund të ndihmojë procesin e largimit të alkoolit nga mëlçia në mënyrën më efikase.
Ju gërhini
Gërhitja është si një sharrë elektrike me zinxhir që vazhdon gjithë natën, por kujdes sepse mund të jetë shenjë e një sëmundjeje që njihet si apnea.
Ju nuk keni pirë kafenë tuaj
Kafeina është një drogë e butë që stimulon sistemin tuaj nervor. Pra, nëse ju pini kafe rregullisht dhe nuk e keni marrë atë fiks në kohën e zakonshme, efektet do t’i ndjeni në kokë kur zgjoheni.
Ju jeni në depresion
Depresioni është i lidhur me dhimbjet e kokës dhe mund të ndodhë në çdo kohë të ditës. Kjo për shkak se depresioni është i lidhur me nivelet e ulëta të hormonit të serotoninës.
Ju keni tension të lartë të gja.kut
Tensioni i lartë i gja.kut ushtron më shumë presion mbi kokën tuaj, thotë Dr. Khorsandi. Dhe presioni shtesë është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së kokës.
Aneurizëm
Shpesh, dhimbjet e kokës në mëngjes janë të thjeshta dhe mund të rregullohen lehtë me medikamente, ose akoma më thjesht duke pirë kafe. Por, në raste të rralla, ato mund të tregojnë një problem serioz themelor, si një tumor të trurit ose një aneurizëm. Pra, bisedoni me mjekun tuaj nëse ju jeni keni dhimbje koke të shpeshta, më shumë se dy herë në javë për tre deri gjashtë muaj, thotë Dr. Napoli dhe do ju luteshim mos harroni te na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .