ShowBizzz

E bujshme/ Noizy fik me qëllim mikrofonin e Stresit gjatë koncertit (Video)

Dy ditë më parë, “Alpha Show”, një koncert i organizuar nga reperi Noizy, u mbyll me sukses për herë të dytë.

Në skenë performuan ndër këngëtarët më “in” të momentit, duke përmendur këtu edhe dikur rivalin e tij, Stresin.

Mirëpo ky i fundit ka qenë në qendër të kritikave për performancën e tij. Në një video të bërë tashmë virale, Stresi dëgjohet teksa nuk akordon dot zërin e tij me “playback”.

Si për ti ardhur sado pak në ndihmë, Noizy është parë teksa përpiqet ti mbyllë mikrofonin, por pa sukses.

Kaq ka mjaftuar që ky moment të komentohet mjaft në rrjet.