Lajme

Prej ditësh në reanimacion, si ka ndryshuar gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

Pas ndërhyrjes kirurgjikale për t’i lehtësuar frymëmarrjen, gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit, Fatos Nano ka ndryshuar për mirë pasi paraqitet e qëndrueshme.

Burime spitalore konfirmojnë se parametrat jetësorë të ish-kryeministrit socialist janë të qëndrueshme.

Mësohet se mjekët tregohen të rezervuar për të dhënë më tepër detaje për gjendjen shëndetësore të ish-shefit të socialistëve.
Pak ditë më parë gjendja e ish kryeministrit ishte kritike.

Ai ndodhet prej shumë ditësh i shtruar në reaminacion në një spital privat, për shkak të problemit të tij kronik me mushkëritë.