Shëndetësi

Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje

Qendra Amerikane Për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ofron udhërrëfyes të caktuar për shefat e kuzhinës dhe amvisat në lidhje me sëmundjet që kanë tendencën të sëmurin njeriun më shumë se të tjerat, të cilat do t’i gjeni të shpjeguara më poshtë.

Mishi i shpendëve dhe i derrit

Mishi i pagatuar i derrit dhe i shpendëve nxit sëmundjet dhe infeksionin sepse në pjesën më të madhe ato përmbajnë baktere të rrezikshme që shkaktojnë diare dhe jo vetëm. Këto baktere janë: campylobacter, salmonella, E-coli, Yersinia (që gjendet tek mishi i derrit) e të tjerë që shkaktojnë helmim të stomakut.

Frutat dhe perimet

Edhe këto dy kategori ushqimesh kanë predispozitën të shkaktojnë sëmundje, për shkak të pranisë së baktereve si salmonella, E.coli dhe listeria.

Këto baktere gjenden tek lëkura e frutave dhe perimeve dhe zakonisht mblidhen gjatë transportit të tyre nga ferma në tryezë.

Djathi dhe qumështi jo i zierë

Qumështi i vjelë nga shtazët mund të jetë i shijshëm por mund të përmbajë baktere si E.coli, listeria dhe salmonella.

Produkte të tjera të bulmetit janë djathi feta, djathi brie, akullorja dhe kosi.

Vezët

Konsumi i vezëve të pagatuara në ditët e sotme po shoqërohet me thirrje të autoriteteve për të treguar kujdes me infeksionet dhe veçanërisht salmonellën.

Gjasat që njeriu të sëmuret me salmonellë pas konsumit të një veze të gjallë janë të larta.

Simptomat, që zakonisht shfaqen që në 6 orët e para deri në 48 orë pas ngrënies, përfshijnë: të vjella, diare, marramendje, temperaturë, ethe, dhimbje koke.

Produktet e pagatuara të detit

Gjasat që njeriu të sëmuret ose helmohet nga ushqimi janë më të larta në rastet e përpunimit dhe konsumit të produkteve të pagatuara të detit. Gocat e detit janë veccanërisht problematike, sepse mund të përmbajnë viruse dhe baktere që mund të shkaktojnë sëmundje serioze.

Disa prej simptomave të helmimit nga ushqimi janë:

  • Diarea
  • Të përzierat
  • Dhimbjet e stomakut
  • Të vjellat
  • Dehidratimi
  • Ethet

Dehidratimi si pasojë e helmimit nga ushqimi shoqërohet edhe me:

  • Marramendje dhe humbje ekuilibri
  • Lodhje
  • Etje të tepërt

Predispozita e helmimit nga ushqimi varet edhe nga organizmi, mosha dhe shëndeti./AgroWeb.org