ShowBizzz

Dolce hap dyert e shtëpisë me të madhe në Itali – hyn në “Grande Fratello”

Dolce ka hapur dyert e shtëpisë më të madhe në Itali, Grande Fratello.

Ajo i është bashkuar formatit në Itali për një kohë të shkurtër, si një bashkëpunim mes Kosovës dhe Italisë.

Ndonëse banorët nuk janë në dijeni akoma, në një transmetim të drejtpërdrejt shihet ajo duke përshëndetur të gjithë.

Në lidhjen direkte, prezantuesja ia bëri me dije banoreve atje se ka hyrë një konkurrente, që vjen nga Big Brother i Kosovës.

Dolce ndërkaq nuk dihet se sa do të qëndrojë brenda atij reality shou, meqë do të kthehet në Kosovë.

Për të është një mundësi e jashtëzakonshme, marrë parasysh që jeton dhe vepron në Romë.

Sido që të jetë, mbetet për t’u parë se si do të jetë kjo eksperiencë për të.