Aktorja britanike, Sienna Miller, ka munguar në syrin e publikut muajt e fundit dhe arsyeja e kësaj u mësua në Fashion Awards në Londër.
Ylli i famshëm tregoi se është shtatzënë.
Miller është në pritje të fëmijës së saj të tretë të dytin me aktorin Ollie Green dhe duket se ajo po priste ceremoninë e ndarjes së çmimeve të modës për të shpallur lajmin e lumtur.
Ajo shkëlqeu në tapetin e kuq me një fustan transparent nga koleksioni Pranverë/Verë 2026 i Givenchyt.
Fustani kishte një ndjesi nostalgjike të viteve 2000, me referenca ndaj stilit bohem dhe një estetikë të ngjashme me atë të popullarizuar nga këngëtarja Stevie Nicks në të kaluarën.
Sienna ka dy fëmijë. Ajo lindi vajzën e saj të parë, Marlowe Sturridge, në vitin 2012 me ish-partnerin e saj Tom Sturridge. Ata ishin në një lidhje nga viti 2011 deri në vitin 2015.
Aktorja pati një fëmijë të dytë me aktorin dhe modelin Oli Green, një vajzë, të cilën e konfirmoi për mediat në fillim të vitit 2024.



