“Prada”, shtëpia italiane luksoze e modës, e themeluar në vitin 1913 në Milano nga Mario Prada – ka njoftuar zyrtarisht blerjen e kompanisë rivale të modës “Versace”.
Më herët, marrëveshja u vlerësua në vlerën prej 1,25 miliardë euro.
“Prada”, portofoli i së cilës përfshin gjithashtu kompanitë e modës “Miu Miu” dhe “Church’s”, ka blerë të gjitha aksionet e “Versace” të mbajtura nga kompania amerikane e veshjeve luksoze “Capri Holdings”- pasi mori të gjitha miratimet e kërkuara rregullatore.
Komisioni Evropian në Bruksel dha miratimin për blerjen e “Versace” në shtator.
Çmimi i blerjes së kompanisë gjigante të modës “Versace”, e themeluar në vitin 1978, është nën 1,5 miliardë euro.
“Prada”, e cila daton që nga viti 1913, zbuloi zyrtarisht planet e saj për blerjen e “Versace” në prill, pas disa muajsh spekulimesh.
Sipas gazetës “Corriere della Sera”, ka patur disa pengesa që duhej të kapërceheshin përpara se dy shtëpitë italiane të modës të bashkoheshin.


