A do të këndoj Shyhretja në dasmën e Engjëllushes?

Këngëtarja e mirënjohur Shyhrete Behluli është ndër emrat më të kërkuar të muzikës popullore. Ajo, ka lënë pas vetes një sezon shumë të angazhuar, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja së fundi ka ardh me disa bashkëpunime me vajzën e saj Engjëllushen, e cila i është rrokur seriozisht botës së muzikës. Shyhretja thotë se mirëpret edhe bashkëpunime me koleg të skenës muzikore.

Shyhrete Behluli në dasmën e djalit të saj këndoj me shumë shpirt. Tha se u ka kënduar të gjitha nuseve, andaj nuk kishte se si të mos i këndonte edhe nuses së saj, shkruan “Kosovarja”.

Kur është pyetur se a do të këndonte edhe në dasmën e Engjëllushes, këngëtarja është treguar skeptike në këtë pikë./Kosovarja/