A e njohin Loredanën qytetarët e Emmenbrücke?

Një medium zviceran ka realizuar “VoxPop” me qytetarët në Emmenbrücke, të cilët i pyeti se a e njohin Loredanën.

 

Skandali i mashtrimit i reperes Loredana, jo vetëm që e bëri emrin e saj të njohur, por edhe Emmenbrücke LU e bëri me famë botërore, shkruan Nau.ch, transmeton lajmi.net.

“Reperja Loredana është një fantazmë në Emmenbrücke”, titullohet artikulli i radhës që mediumi francez ia kushtoi Loredanës.

Sipas “Nau.ch”, mbi një milion ndjekës në Instagram, 45 milionë shikime për videon muzikore në YouTube, reperja Loredana Zefi është yll në internet, por me sa duket vetëm aty.

Që nga akuzat për mashtrim, titujt rozë janë dominuar rregullisht nga Loredana.

Ajo gjithashtu ka përmendur qytetin Emmenbrücke LU vazhdimisht, Konkretisht, rrethin, sepse Emmenbrücke është vetëm një pjesë e komunës Emmen.

Atje, “Nau” pyti qytetarët rreth saj dhe vuri re se ajo është një lloj ‘fantazme’ në atë vend.

Edhe pse Loredana u rrit këtu dhe shkoi në shkollë, shumë nuk e dinë se kush është ajo. Adoleshenti Nino (16 vjeç), i cili jeton në të njëjtin distrikt thotë “Unë e njoh atë vetëm nga këngët. Për ndryshe kurrë nuk kam dëgjuar për të, ajo nuk është yll”.

Lucas (28 vjeç) thotë se nuk do ta bojkotonte muzikën e saj, të paktën jo për shkak të akuzave për mashtrim, transmeton lajmi.net.

“Nëse gjen këngë të mirë, pse të mos vazhdoni ta dëgjoni”, tha ai.

Edhe brezi i vjetër duket se e njeh Loredanën vetëm nga skandali. Një pensionisht 77-vjeçar, thotë “Ajo nuk është e famshme në këtë rrethinë”, ani pse ai nuk përshtatet me moshën e grupit të synuar.

“Nau.ch” vazhdon artikullin duke theksuar se Loredana nuk është më problem për Emmenbrücke.

Reperja e lindur në Kosovë thuhet se ka shkuar në Lucern, sipas dy miqve që e njohin atë prej më parë.

Autoritetet lokale nuk mund ta konfirmojnë këtë për arsye të mbrojtjes së të dhënave.

Në qytetin e Lucernit, Loredana, partneri i saj Mozzik dhe vajza Hana duket se janë rehat. /Lajmi.net/