A e planifikoj shtatzëninë Diellza Kolgeci, apo…?

Bukuroshja Diellza Kolgeci në vitin 2019 do të bëhet nënë për herë të parë. Shtatzënia dhe pritja për tu bërë nënë, po i dhurojnë momentet më të bukura missit të pa harruar.

Kolgeci, për portalin e revistës “Kosovarja”, thotë: “Jam person që besoj shumë në Zot. Që në fëmijëri kam fol me Zotin dhe i jam lutur për të mira. Gjithmonë e kam gjetur forcën te Zoti. E nisa me Zotin, pasi edhe të qenit nënë ka qenë në planin tim për në këtë vit. Unë dhe Fisi e kishim planifikuar këtë gjë, por kjo është dhurata më e bukur e rezervuar nga Zoti për ne. Kjo është një ndjenjë e pa përshkueshme, sa e bukur dhe interesante”, thotë Kolgeci, duke vazhduar më tej bisedën.

“Unë jam tip që më pëlqen ti planifikoj gjërat dhe nganjëherë më frikësojnë gjërat që vijnë, e për të cilat ndodh të mos jesh e përgatitur. Të bërit nënë po e pres me shumë dashuri, kurreshtje dhe përgjegjësi të madhe. Jam e sigurt që do tia dal mban”, thotë nëna e ardhshme, që me gjasë do të jetë nëna më e bukur që keni parë.

“Unë do të synoj të jem nënë e mirë, uroj të bëhem 30 përqindëshi i asaj që është nëna ime. Më besoni që ende nuk po mund të besoj që diçka e bukur po rritet brenda meje”.

Diellza e konfirmon për “Kosovaren” se ajo ende nuk e di gjininë e bebes dhe as që dëshiron ta dijë një herë për një herë. “Familja dhe miqtë po e ruajnë mirë këtë sekret”./Kosovarja/