A ishte karton i kuq? Kane komenton ndërhyrjen e tij ndaj Robertson

Harry Kane ka dhënë komentet e tij pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Andrew Robertson.

Ndeshja mes Tottenham Hotspur dhe Liverpool po konsiderohet si njëra me vendimet më kontroverse në histori të Premier League.

Ndër rastet shumë të diskutuara ishte edhe ndërhyrja e Harry Kane ndaj Andrew Robertson. Kapiteni i Spurs shpëtoi pa karton të kuq. Ai beson se vendimi i gjyqtarit ishte i drejtë.

“Jo, absolutisht jo karton i kuq. Ishte ndërhyrje e fortë, por unë mendova se po fitoja topin”, ka thënë Kane, transmeton lajmi.net.

VAR ishte vendimtar edhe në kartonin e kuq të Robertson dhe një gol të dytë kontrovers të Liverpool. /Lajmi.net/