A po martohet sivjet Gresa Behluli?

Është ndër këngëtaret e cila kërkohet në shuam mbrëmje muzikore, shkruan Kosovarja.

Me shumë ambicie ajo ndoqi rrugën e së ëmës, e që sot është ndër këngëtaret më të suksesshme të muzikës popullore si dhe asaj zbavitëse.

Është tejet aktive në rrjetet sociale mirëpo jetën private e ruan më shumë fanatizëm dhe asnjëherë nuk ka dhënë shumë detaje.

Kësaj here, për fansat e saj ajo ka një pyetje: “Kush po martohet sivjet?” e thotë Gresa.

Athua sivjet ajo ka menduar të bëjë dasmë e cila sigurisht do të jetë mediatike dhe do të përmendet gjatë…/Kosovarja/