A vuani nga anemia? Ja çfarë duhet të hani në mëngjes, drekë e darkë

Anemia e përkthyer në shqip, do të thotë pagjakësi. Klinikisht, diagnoza e anemisë vendoset kur ka ulje të nivelit të hemoglobinës. Anemia (Pagjakësia)

Loading poll ...

Pagjakësia, pavarësisht nga lloji i saj, ndikon në zvogëlimin e masës së eritrociteve në gjak, e cila përcillet me zvogëlimin e koncetrimit të hemoglobinës, të shprehur në një litër gjak. Anemia shprehet edhe me zvogëlimin e hematokriteve në gjak. Anemia, pa marrë parasysh patogjenezën e saj, është e kushtëzuar gjithnjë me çrregullimet e barazpeshës ndërmjet madhësisë së krijimit të eritrociteve në hemoglobinë në palcën ashtrore si dhe shpërndarjes së tyre në gjakun e njeriut.

Thuhet se zvogëlimi i numrit të eritrociteve në gjak (i matur në një litër gjak), mund të jetë njësi matëse për aneminë e organizmit. Mirëpo kjo nuk është gjithherë ashtu, sepse zvogëlimi i numrit të eritrociteve nuk mundet gjithnjë të zvogëlojë në mënyrë paralele sasinë e hemoglobinës së gjak. Shkalla e anemisë (pakgjakësisë), mund të përcaktohet në mënyrë të saktë vetëm me metoda izotopike.

Mirëpo, sasia e masës së eritrociteve në varësi nga vëllimi i përgjithshëm i gjakut, mundet gati gjithherë të përcaktohet me metodën e hematokriteve në vena. Për këtë arsye, metodat më të sakta për përcaktimin e pagjakësisë janë metodat e përcaktimit të hematokriteve venoze, sasisë së hemoglobinës dhe numrit të eritrociteve në gjak.

Farkeqësisht shumë persona vuajnë nga anemia. E pikërisht për personat që vuajnë nga anemia, ne ju rekomandojmë menunë e mëposhtme:

Në mëngjes

Hani 1 omletë me 1 vezë- spinaq të freskët të pjekur në një tigan që nuk ngjit me 1 lugë vaj ulliri, 1 fetë bukë, 1 gotë lëng portokalli-karotë- mollë .

Paradite

1gotë lëng dhe 10 kokrra bajame ose…

1fetë bukë integrale me 2 lugë kafe të lyer me mjaltë-gjalpë susami ose kikiriku.

Në drekë

120gr biftek viçi të pjekur në furrë me 200gr patate me

1lugë vaj ulliri- limon

1 racion sallatë me brokoli-karota të ziera për 5 minuta me

1 lugë vaj ulliri dhe limon.

Pasdite

1 kos natyral me 10 kokrra bajame.

Në darkë

1racion sallatë jeshile- spinaq të freskët – 1 filxhan qiqra të ziera dhe – 1/2 filxhan kuinoa të zier – portokall të grirë- finok- 1 lugë fara lini me 1 lugë vaj ulliri . Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton apo Videon) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .