Adelina Ismaili përlotet në emision, kjo është arsyeja

Pas disa vitesh mungesë, Adelina Ismaili u rikthye në ekranet shqiptare, specifikisht në puntatën e parë të “E Diell” në Top Channel.

Teksa fliste për tërheqjen nga muzika për shkak të lindjes së djalit të saj, Uliksit, stafi mendoi ta surprizonte me disa video të rralla të koncerteve të Adelinës në gati 30 vite karrierë.Teksa shihte të ëmën e ndjerë që u nda nga jeta 3 vite më parë, nuk mundi t’i mbante lotët.

Nëna e Adelinës, Mona, ka qenë menaxherja e parë e këngëtares dhe shtysa kryesore drejt muzikës.Gjithashtu në përmbledhjen me video shfaqen pamje nga intervista të këngëtares vite më parë, përfshirë këtu koncertet në Gjermani në 96-n, prapaskenat e klipeve dhe intervista të ndryshme si ajo me Silvana Braçen, kur Ismaili ishte vetëm 18 vjeçe shkruan tch.Ndër të tjera, këngëtarja ceku pak edhe punën e veshjes ekstravagante me të cilat theu tabu në muzikën shqiptare. “Për mua nuk ka rëndësi nëse njerëzit më pëlqejnë ose jo, nëse dua ta bëj diçka do ta bëj,” thotë ajo.