Adelina në kulmin e lumturisë, poston foto në përqafim të bashkëshortit

 

Adelina Tahiri bashkë me burrin e saj, këto ditë po shijon pushimet dimërore.

Adelina Tahiri përmes rrjeteve sociale ka publikuar disa imazhe nga pushimet, përmes së cilave tregon se po kalon çaste të mrekullueshme, shkruan lajmi.net.

Ditën e sotme, këngëtarja e nisi me një fotografi, në të cilën shfaqet në përqafim të bashkëshortit të saj.

“Dashuri”, ka qenë mbishkrimi që ajo i ka lënë fotos, përmes së cilës tregon se sa e lumtur është.

Për ndryshe, çifti janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar Jon. /Lajmi.net/