Adelina përlotet teksa flet për periudhën e vështirë që kaloi: Kam pasur kërcënime

Adelina përlotet teksa flet për periudhën e vështirë që kaloi: Kam pasur kërcënime

 

Martesa e Adelina Tahirit me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjozha Markov bëri bujë në mediat rozë.

Kjo ngase shumë nga njerëzit e kritikuan atë, madje e sulmuan në rrjetet më të frekuentuara sociale, shkruan lajmi.net.

E së fundmi në një intervistë të dhënë për emisionin e Big Mamës ‘Mama’s Trip’, Adelina u përlot gjersa flet për periudhën e vështirë që e kaloi.

“Kam pasur kërcënime nga shqiptarë, maqedonas kam pasur kërcënim për fëmijën tim. Ndihem shumë keq kur e kujtoj”, shprehet këngëtarja.

Tashmë, Adelina është tejet e lumtur pranë Serjozhës dhe djalit të vetëm, Jonit. /Lajmi.net/