Adelina Tahiri takon kuzhinierin e famshëm, Nusret në Turqi

 

Këngëtarja shqiptare, Adelina Tahiri momentalisht është duke i shijuar pushimet në Turqi,

Adelina është shumë aktive edhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e saj, shkruan lajmi.net.

Ajo ka ndarë një imazh, përmes së cilit ka treguar se është takuar me kuzhinierin e famshëm turk, Nusret Gokce.

Për ata që nuk e dinë, Gokce është një ndër kuzhinierët më të famshëm në shtetin turk dhe jo vetëm kaq.

Ai u bë i njohur në saje të përgatitjes së mishit dhe pluhurosjes me kripë, e cila gjë u bë edhe virale te shumë yje botërore. /Lajmi.net/