Adriana Lima i jep fund lidhjes me shkrimtarin turk

Adriana Lima dhe shkrimtari turk Metin Hara e kanë pasur një romancë prej dy vitesh.

Bukuroshja me prejardhje shqiptare, Adriana Lima dhe shkrimtari turk Metin Hara i kanë dhënë fund lidhjes së tre dhe këtë e kanë konfirmuar mediat turke pas zhvillimeve të fundit rreth tyre.

Aludimet rreth ndarjes së tyre kanë qarkulluar prej kohësh, por ato u bënë akoma më serioze në momentin që Adriana u pa duke darkuar me futbollistin Loris Karius. Ndërkaq, të dy kanë qenë jo aktiv në rrjetet e tyre sociale gjatë këtyre ditëve.