Agjenti i Dybalas arrin në Torino gjatë javës së ardhshme, pritet nënshkrimi i kontratës së re

Paolo Dybala do të vazhdojë karrierën në Torino.

Sulmuesi i Juventusit, Paolo Dybala do ta rinovojë kontratën me “Bianconerët” pas javës së ardhshme.

Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti, agjenti i Dybalas, Jorge Antun do të arrijë në Torino në mes të ditës së marte dhe të mërkurë gjatë javës së ardhshme për të biseduar me Juventusin, transmeton lajmi.net.

Sipas Agrestit, rinovimi i Dybalas tani është vetëm çështje kohe, pasi dëshira për vazhdimin e bashkëpunimit ekziston nga të dyja palët, si nga Dybala edhe nga Juventusi./Lajmi.net/


Goal.com: Varane ka arritur marrëveshje me Man Utd

Ekipi olimpik i xhudos mëson kundërshtarët në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”