Agnesa Vuthaj publikon albumin e ditëlindjes së 33-të

 

Më 8 shkurt të këtij viti, Agnesa Vuthaj festoi ditëlindjen e 33-të.

Me këtë rast ish-missi kosovar organizoi një ndejë private me miqtë e saj më të dashur, shkruan lajmi.net.

Dhe tani, Vuthaj publikoi albumin e ditëlindjes e cila ishte përkujdesur në detaje për ditën më të rëndësishme të saj.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe këngëtarja, Vesa Luma ku tashmë dihet se ka një raport mjaft të afërt me Agnesën.

Për më shumë, shikojeni imazhet e mëposhtme. /Lajmi.net/