Aksidentohet prezantuesja e njohur shqiptare

Prezantuesja e njohur shqiptare u përfshi në një aksident trafiku sot.
Arbana Osmani është përplasur me një makinë të tipit “Benz” në Tiranë, ndërsa në fotografitë e siguruara nga “JOQ” shihet se gjendja shëndetësore e saj është e mirë.
Në imazhet e siguruara nga “JOQ”, moderatorja shihet tek ish-Blloku, ndërsa në vendin e ngjarjes kishte arritur edhe policia.
Pas kësaj, Arbana ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihet se nuk ka pësuar lëndime.