Aktori i famshëm transformon pamjen pas shtatë vitesh

 

Aktori i famshëm, Jason Momoa, ka rruar mjekrën e tij për herë të parë që nga viti 2012.

Momoa këtë vendim e mori për arsye se është duke e mbështetur kampanjën e ujit “Ball Corporation”.

Me anë të kësaj kampanje janë duke u lansuar shishet e ujit që janë 100 përqind të riciklueshme, dhe nuk dëmtojnë natyrën.

Momoa tha se do të bëjë ndryshim tek vetja me qëllim që kështu të bëhen ndryshime edhe në botë që të ruhet natyra.

“Dukem mjaftë mirë pa mjekër. Unë dua të bëjë këtë ndryshim që të sjell pak më shumë ndërgjegje tek njerëzit që ta mbrojnë natyrën”, tha Momoa.

Jason njihet më së shumti për rolet e tij si Aquaman, Drogo dhe Declan. /prive.al