Aktori i njohur shqiptar tregon se si u abuzuan dy shoqe të tij nga profesorët

Aktori Kushtrim Sheremeti ka reaguar për rastin e abuzimit me të miturën në Drenas, madje ka treguar edhe një rast për të cilin është dëshmitar vetë ai.

Kushtrim Sheremeti përmes një statusi në Facebook, ka treguar se si dy profesorë kishin abuzuar me dy shoqe të tij gjatë shkollës së mesme, shkruan lajmi.net.

Duke e rrëfyer atë histori, aktori ka bërë thirrje që rastet e tilla të raportohen, pasi në të kaluarën kanë heshtur për shkak të sistemit.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I SHEREMETIT, PA NDËRHYRJE:

“E mbaj ne mend mire, gjate shkolles se mesme te pakten dy profesor i paten abuzuar dy shoqe! Madje njeri prej tyre kishte tentu edhe me e perdhunu njeren ndersa ai tjetri na e nxike jeten neve qe e kishim shoqe tjetren, sa nje here me pat than “kujdes ka po i shtin durte” ne mes te ores vetem pse isha ulur ne te njejten banke me te !!!

E kishim te pamundur me e lajmeru ne polici profesorin qe kishte tentuar perdhunimin sepse ishin policia serbe ne ate kohe k’sajde dhe nese e qonim punen deri aty e rrezikonim edhe shoqen! E paten largu prej punes (pas shume kercenimeve qe i kishim bo me nje grup te shokeve ne drejtori se kemi me e bo te madhe shume ate pune) e tjetrin jo sepse nuk na nxejshin bese disa arsimtar e prinderit pasi mendonin se ne si te ri jemi “qu peshe”…

“Majmuna” qe e shfytezojne autoritetin ka pase edhe atehere edhe sot, por keta te rinjte e sotem jane me fat qe po i shperfaqin ata… kisha pas qejf ne ate kohe me i pas mundesite e tyre sot!

Prandaj, sa here e verejne ndonje “majmun” te tille, po shpresoj se nuk do te heshtin edhe do te jene te guximshem!”.