Aktori shqiptar: Po ma shpifin të ashtuquajturit ‘Vipa’ se si shfaqen para të varfërve në Instagram

Aktori shqiptar është deklaruar i pakënaqur se si sipas tij të ashtuquajturit ‘Vipa’ reklamojnë ushqimet dhe blerjet e shtrenjta para një të varfri i cili s’ka bukë.

Aktori shqiptar, Marko Caka, i cili jeton dhe vepron jashtë vendit e ka bërë urimin më të ndjerë për Krishtlindje, shkruan lajmi.net.

Ai në Instagram e ka publikuar një foto pranë një të varfëri në rrugët e New Yorkut dhe pranë postimit i ka shkruar disa fjalë si shenjë pakënaqësie për personazhet që e quajnë veten ‘Vip’ dhe nuk mendojnë fare për të varfrit.

View this post on Instagram

#happyholidays ?? #sagaftra ? having you #sagactors making great #career ?? & some ? ? for the expensive #life

A post shared by Marko Caka (@markocaka) on

View this post on Instagram

Une dua ta festoj keshtu.. Kam vendosur ta bojkotoj instagramin duke zvogeluar postimet e shpeshta sepse me eshte shpifur ai luksi i tepruar Instagramistave shqiptare(gjoja VIP) ku perreth tyre jeton vetem skamja. Mbreme ishte darka e ime e pare pas kaq kohe kohe i ftuar tek nje mik i imi ne New Jersey sepse sado qe pagen e kam sa keterfishin e kryeministrit shqiptar, ju betohem se nuk gjej kohe te shplodhem, jo me te bredh pas darkave festive duke bere dhurata te pafund si instagramistet shqiptare. Ma keni shpifur qe nuk i hedhni syte sadopak tek njerezit perreth jush te mbledhur prane sofres te pangrene. ? Merry Christmas!

A post shared by Marko Caka (@markocaka) on

Marko ka treguar se atij për vete nuk i pëlqejnë këto llukse por edhe nuk gjenë as kohë për to, ani pse zbulon se e ka pagën më të madhe se sa kryeministri shqiptar.

‘’Unë dua ta festoj kështu..Kam vendosur ta bojkotoj Instagramin duke zvogëluar postimet e shpeshta sepse më është shpifur ai luksi i tepruar Instagramistave shqiptarë(gjoja VIP) ku përreth tyre jeton vetëm skamja. Mbrëmë ishte darka e ime e parë pas kaq kohe i ftuar tek një mik i imi në New Jersey sepse sado që pagën e kam sa katërfishin e kryeministrit shqiptar, ju betohem se nuk gjej kohë të shplodhem, jo me te bredh pas darkave festive duke bërë dhurata të pafund si instagramistët shqiptarë. Ma keni shpifur që nuk i hedhni sytë sadopak tek njërezit përreth jush të mbledhur pranë sofrës të pangrënë. Urime Krishtlindjet’’ , ishin fjalët e tij.

Aktori shqiptar është shumë i suksesshëm në SHBA./Lajmi.net/