Aktorja e njohur paditet nga mjeku

 

Mjeku e ka paditur aktoren e famshme.

Aktorja e njohur Gwyneth Paltrow ka pranuar padi nga mjeku Terry Sanderson i cili pretendon se ajo ia ka rrezikuar jetën, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Mjeku pretendon se aktorja u rrëzua sipër tij teksa ata po bënin ski në të njëjtin vend në muajin shkurt të vitit 2016.

Mjeku prentendon se aktorja e njohur ishte jashtë kontrollit dhe ani pse nuk dinte të skijonte ia rrezikoj atij jetën.

Sipas tij aktorja fituese e Oscar e kishte një guxim të çmendur.Në dokumentet e gjykatës të siguruara nga revista “People” mjeku e përshkruan incidentin si një goditje të pakontrolluar në pjesën e prapme dhe një papërgjegjshmëri absolute prej saj./Lajmi.net/