Aktorja i nxjerr “të palarat” Khloe Kardashian

 

Jameela Jamil ka reaguar ndaj Khloe Kardashian, e cila promovon vazhdimisht produkte për humbjen e peshës.

Aktorja e quajti “të papërgjegjshme” kur tregonte se vaktet duhen zëvendësuar me një pije.

33-vjecarja i bëri një koment në fotografi, ku i thoshte: “Nëse je tepër e papërgjegjshme për: a) të tregosh faktin se ke një trajner personal, dietist, kuzhinier të mundshëm dhe kirurg për të arritur estetikën tënde sesa këtë produkt laksativ …”.

Kështu Jameela kërkoi të jepte një mesazh për ndjekësit që frymëzohen nga fotografitë në rrjete sociale. Sipas saj, të gjithë kanë një ekip të madh, të cilët kujdesen edhe për detajet më të vogla.

/Ora News.tv/