Albatriti emocionon me urimin për nënën

“Vetëm zoti e di sa shumë të dua”.

Këngëtari i njohur shqiptar, Albatrit Muqiqi me rastin e ditëlindjes së nënës së tij, Merita Spahiut ka shkruar një urim të veçantë për të.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social, Instagram ku shihen në krahë të njëri-tjetrit, Albatritit tregon se sa shumë e do nënën.

“Sot ka ditelindjen e shtrenjeta ime NANË ,vetem zoti e din sa shumëë te duaaaa ❤️❤️”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

Merita Spahiu sot feston ditëlindjen e saj të 50-të, si nënë e tre fëmijëve dhe gjithashtu gjyshe e tre nipërve, shkruan rtv21.tv

Për ditëlindje, këngëtarja mori urim edhe nga reja e saj, Egzona, e cila përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale i uroi shëndet e jetë e lumturi Meritës.