Albert Stanaj mahnit J.Lo-në dhe të famshmit e tjerë me performancën e tij ‘live’

Këngëtari shqiptar, Albert Stanaj i ka mahnitur Jennifer Lopezin, Jane Fondën dhe yjet e tjerë ndërkombëtar gjatë një ndeje private për Krishtlindje.

Të pranishmit në ndejën private janë ndarë të mahnitur dhe të kënaqur me perfomancën e Stanaj, shkruan lajmi.net.

Kjo madje ishte dhurata më e mirë për të në këto Krishtlindje. Kështu të paktën tha vetë këngëtari shqiptar pasi e publikoi videon në Instagram.

“Gëzuar Krishtlindjet. Kjo ishte dhurata më e mirë ndonjëherë! Të këndojnë para këtyre legjendave si Jane Fonda dhe J.LO. Ndjeheni i bekuar në këto Krishtlindje”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Stanaj së fundmi ishte edhe në Kosovë ku performoi në festivalin ‘SunnyHill’./Lajmi.net/

View this post on Instagram

MERRY CHRISTMAS!!!! This was the best gift ever! Singing in front of such legends. @siamusic right in front of me with @arod and @jlo sitting right there. Feeling so blessed this Christmas. Shoutout to everyone there!! @robert_herjavec @janefonda @chappelledave @brianmcknightjr and @steviemackey for always supporting! Love you guys- new music coming soon ?

A post shared by Stanaj (@stanaj) on