Alex Rodriguez akuzohet sërish se e tradhtoi Jennifer Lopez me modelen e ‘Playboy’

Alex Rodriguez akuzohet sërish se e tradhtoi Jennifer Lopez me modelen e ‘Playboy’

 

Alex Rodriguez akuzohet se e tradhtoi Jennifer Lopez me modelen britanike të “Playboy”, vetëm gjatë javë para se t’i propozonte martesë.

Alex Rodriguez është akuzuar sërish se ka tradhtuar Jennifer Lopez, kësaj radhe me modelen britanike të “Playboy”, e cila pretendon se kjo ndodhi tri javë para se ai t’i propozonte këngëtares, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Modelja Zoe Gregory, pretendon se Alex, 43 vjeç, i kishte shkruar asaj në telefon duke i kërkuar ‘treshe’, madje thuhet se i kishte dërguar fotografi të turpshme dhe kërkoi ta takonte personalisht.

44-vjeçarja  thotë se ylli i “Yankees”, i ka shkruar asaj nga 26 dhjetori i vitit të kaluar deri më 22 janar 2019.

Gjashtë javë më vonë, më 9 mars, Alex i propozoi këngëtares me unazë 4.5 milionë dollarësh.

“JLo është e mahnitshme dhe nuk e meriton këtë. Derisa po bëhej gati të martohej me të, ai më kërkonte video seksi dhe më kërkoi të lidhesha me të”, ka thënë Gregori për TheSun.

Kjo është hera e dytë që Rodriguez pas fejesës me JLo po akuzohet për tradhti ndaj këngëtares. /Lajmi.net/