Allegri do ta mbajë Iscon te Reali

Ndryshime dramatike ndoshta do ndodhin te Real Madrid, me trajnerin Massimiliano Allegri që shihet si favoriti për ta zëvendësuar Zinedine Zidanen.

Në rast që Allegri bëhet trajner i “Los Blancos”, atëherë do ta mbajë në skuadër mesfushorin Isco, që ka kërkuar largimin nga Real Madridi, transmeton lajmi.net.

Ish ylli i Malagas ka humbur fizikun dhe paraqitjet e mëhershme, andaj Allegri do provojë ta rikthejë në formën më të mirë.

Mesfushorit i skadon kontrata me 30 qershor 2022 dhe në rast që vendos të largohet, atëherë Real Madridi do detyrohet ta shesë në verë.

Vendimi përfundimtar do t’i takojë Allegrit, në rast që kompleton kalimi te gjiganti spanjoll./Lajmi.net/


Zbulohen sa para do fitojnë skuadrat nga Seria A

E konfirmon Romano, Barcelona në negociata direkt me Depay