Almeda Abazin me flokë të bardha, nuk keni për ta njohur

  Almeda Abazi duket krejt tjetër në foton e fundit të publikuar në Instastory.      

Modelja shqiptare, Almeda Abazi e ka shoqëruar së funmi motrën e saj tek parukeria, shkruan lajmi.net.

Ndonëse ajo vetë ajo nuk e ka pasur guximin t’i bëjë flokët e bardha si motra e saj, Almeda ka vendosur një paruke në kokë dhe duket krejt tjetër.

Njëherë nuk dihej nëse i ka ngjyrosur me të vërtetë flokët apo jo, por më pas bukuroshja shqiptare, gruaja e aktorit të famshëm turk u ka treguar ndjekësve se nuk kanë përse të bëhen merak pasi ka qenë vetëm një paruke dhe flokët e gjata as nuk i ka prerë e as nuk i ka ngjyrosur.

Kujtojmë se ajo dhe ‘Çënari’ janë në pritje të fëmijës së tyre të parë./Lajmi.net/