Angelina Jolie mendon të hyjë në politikë

Aktorja Angelina Jolie do të hynte në politikë nëse ajo do ta dinte se ishte e vetmja mënyrë që situata mund të ndryshojë vërtet.

Jolie nuk përjashtoi një ndryshim karriere për t’u marrë me politikën. Ajo u shpreh me shaka se ishte mjaft e qëndrueshme për të gjitha sfidat me të cilat do të ballafaqohej. Edhe pse e njohur si aktore dhe producente, Angelina është edhe emisarë dhe humaniste e OKB-së për një kohë të gjatë.

Ajo ishte mysafire në një emision të BBC-së, për të tërhequr vëmendjen për problemet e refugjatëve në Lindjen e Mesme.

“Nëse do të më pyetni lidhur me karrierën politike 20 vjet më parë, unë vetëm do të qeshja. Vërtet nuk e di. Unë gjithmonë them se do të shkoj aty ku jam e nevojshme. Nuk e di nëse politika është për mua, por bëra shaka dhe nuk jam e sigurt nëse do të më mbetej një sekret i pistë që nuk do të dilte në shesh”, tha Jolie, dhe arriti në përfundimin se është e hapur për të gjitha dhe se do të veprojë gjithçka që asaj i duket një hap i duhur për t’u sfiduar me ndryshimet reale.