Angelina Jolie në lidhje të re

Angelina Joliet ia kanë gjetur një të dashur të ri mediat e huaja.

Edhe pse shkurorëzimi nga ish-bashkëshorti, Brad Pitt nuk ka përfunduar akoma, aktorja hollivudiane dyshohet se filloi një marrëdhënie me një koleg, të cilin e ka mik të mirë ndër vite.

Ajo thuhet se ka gjetur ngushëllim në aktorin e famshëm hollivudian, 43-vjeçarin Jared Leto.

Ata kanë qenë miq të mirë për vite, por duket se pak më shumë se miqësia ka lindur mes tyre.

Burimet thonë se çifti shpesh shihet kohët e fundit për shkak se aktori i ofroi një roli aktores në një film në të cilin po punon.

Lexo po ashtu:

Theksojmë se qëkur ishte ndarë nga Pitt, dy vjet më parë, Angelina nuk tregoi interes për të filluar një marrëdhënie të re.

Ndryshe, Jolie dhe Pitt kanë arritur marrëveshje rreth kujdestarisë së përbashkët të fëmijëve të tyre.