Lajme

Anijet ruse në kanalin e Otrantos, Italia ngre alarmin: Provokim, ka rrezik!

Tensioni midis Rusisë dhe vendeve perëndimore nuk po kufizohet vetëm në fushëbetejën ukrainase, por luhet edhe në thellësitë e detit Mesdhe.

Admirali Enrico Credendino, Shefi i Shtabit të Marinës Italiane ngre alarmin e një rreziku në Mesdhe. Ai thotë se anijet ruse po provokojnë në Mesdhe dhe shton se ka rrezik për një aksident.

“Rusët në Mesdhe kanë një qëndrim provokues që nuk është parë kurrë në të kaluarën. Ishte “normale” në Detin Baltik, por nuk ekzistonte këtu.

TS Poll - Loading poll ...

Përkundrazi, sot ata janë gjithashtu shumë agresivë, me qëndrime armiqësore dhe kjo mund të shkaktojë një aksident p.sh. Një aksident mes dy anijeve ushtarake të dy vendeve kundërshtare nuk e di se ku mund të çojë” tha Admirali Enrico Credendino.

Prej muajsh analistët po shikojnë me shqetësim manovrat gjithmonë e më të shpeshta dhe provokuese të anijeve ruse në Mesdhe.

BURIMi: tgcom24