Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku vijnë me projektin e ri “Muza ime”

Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku publikojnë projektin e ri.
Këngëtarët shqiptarë, Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku kanë lansuar këngën e re të titulluar “Muza ime”, shkruan lajmi.net.
Ky projekt i dyshes është realizuar edhe me videoklip ku protagonistë të videos janë edhe shumë të rinj.
Tekstin e këngës e ka shkruar vetë këngëtarja me Fifin, muzikën e ka bërë Kledi Bahiti nën producimin e “Threedots”.
Vlen të ceket se, Anxhela dhe Mateus janë dy këngëtarë që përveç se i bashkon muzika, i bashkon dhe miqësia disavjeçare. /Lajmi.net/