Lajme

Arbana Osmani publikon foto e veshur nuse krah Eduart Grishajt

Moderatorja Arbana Osmani ia u ka plotësuar dëshirën fansave dhe ndjekësve të saj, duke publikuar foto e veshur nuse nga ceremonia e kurorëzimit në Toskana.

Një javë nga ceremonia private ku të ftuarit kishin kushtin të mos postonin asnjë detaj nga dasma, ka qenë vetë moderatorja e cila ka ndarë detaje me ndjekësit. Në imazhin e publikuar Arbana shihet e veshur me fustanin e bardhë të nuses krah partnerit të saj Eduart Grishaj, i cili shihet i veshur me kostumin e dhëndrit.Krahas fotos, Arbana ka shprehur edhe emocionet që përjetoi ditën e ceremonisë, si dhe nuk la pa felenderuar të gjithë të ftuarit që ishin pjesë e ditës së tyre më të rëndësishme.

“Bashkë ne të dy. Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi. Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq. Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private. Faleminderit Zotit për gjithçka. Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë”- shkruan ajo.