Arbenita Ismaili ndiqet nga Chris Brown por veprimi i saj i çudit të gjithë

Mund të themi pa frikë se Fero dhe Arbenita janë kthyer ndër çiftet më “IN” dhe të komentuar të showbizz-it shqiptar.

Shpesh dyshja përflitet për marrëdhënien e tyre dhe Arbenita është shumë aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjete sociale me fotot e saj të cilat tërheqin vëmendjen e të gjithëve.

Por së fundmi ajo që ka tërhequr vëmendjen nga profili i saj në Instagram është se, ndiqet nga një prej këngëtarëve më të njohur botëror.

Chris Brown ndjek mes rreth 2600 personave edhe modelen nga Kosova.

Por nuk çuditemi shumë nga fakti se ku e ka gjetur këngëtari Arbenitën, sesa nga fakti që modelja nuk e ndjek atë mbrapsht.

Ndoshta një arsye mund të lidhet me Feron, i cili mund të jetë xhelozuar nga ky akt i këngëtarit dhe i ka kërkuar partneres që mos të bëjë të njëjtin veprim