Arnold Schwarzenegger po vjen në Shqipëri?

Zërat se Arnold Schwarzenegger po vjen në Shqipëri i kanë gëzuar shumë fansa.

Arnold Schwarzenegger është njëri ndër aktorët më të preferuar të të gjitha kohërave, e edhe nga shqiptarët pëlqehet shumë, shkruan lajmi.net.

Një lajmi  mirë për të gjithë shqiptarët të cilëve u pëlqen Arnoldi është se po flitet se ai do të vijë në Shqipëri.

Në një intervistë të fundit për emisionin Adrenalinë bodybuilder-ja shqiptare Holta Pilz tregon më shumë rreth vizitës së aktorit në vendin tonë.

“Unë do sjell Arnoldin në Shqipëri dhe kam komunikuar edhe me bashkinë e ministrinë” u shpreh Pilz për Intv.

Sipas kampiones shqiptare, Schwarzenegger do të vijë në vitin 2019, pasi tani ai po merret me zgjedhjet për guvernator në Teksas, SHBA./Lajmi.net/